Lajme

Projekti i “Unazës së Re”, Vasili: Rama mund të ikë si Gruevski!

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili, i ka kërkuar Prokurorisë që t’iu bllokojë pasaportat kryeministrit Edi Rama, ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri, dhe kreut të ARRSH-së, Afrim Qendros pas nisjes së hetimeve nga ana e Prokurorisë për një abuzim të mundshëm me tenderin nga ana e qeverisë në projektin e “Unazës së Re”.

Vasili shkruan se Prokuroria është njësh me hajdutët e qeverisë dhe pyet nuk i bllokon pasaportat Ramës, Gjiknurit dhe Qendros.

“E padëgjuar!!! Pas fakteve të tmerrshme për falsifikim dokumentesh, hajdutët e qeverisë pranojnë që kanë vjedhur hapur në mes të sheshit tenderin te Unaza e re dhe e pezullojnë tenderin, – shkruan Vasili në “Facebook”. – Prokuroria më e inkriminuar në botë, në vend të çonte menjëherë pas hekurave hajdutët e qeverisë, heshti për një kohë të gjatë dhe u krijoi kohën, hapësirën, mundësitë që të fshehin provat. Pse nuk i bllokon pasaportat prokuroria Edi Ramës, Damian Gjiknurit dhe Afrim Qendros? Apo pret që të ikin si Gruevski?”.

Sipas Vasilit, kjo prokurori ka vdekur dhe ka zgjedhur të jetë me kusarët e qeverisë dhe kundër ligjit dhe popullit të vet.

“Kjo prokurori ka zgjedhur ta mbështesë dhe ta fshehë krimin dhe jo ta luftojë atë. Kjo prokurori ka zgjedhur edhe fatin e vet të pashmangshëm, që është si i ai krimineleve dhe shkelësve të ligjit, pra dënimi i rreptë dhe pa asnjë tolerim”, – deklaron deputeti i LSI-së.

Gjatë ditës së sotme, Prokuroria e Tiranës njoftoi nisjen e hetimeve lidhur me tenderin për “Unazën e Re”.

Organi i akuzës bëri me dije se po heton mbi faktet e bëra publike për ndërtimet e planifikuara në ‘Unazën e Re’

Verifikimi bëhet për veprat penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’, ‘Shkelje e barazisë në tenderë’.

https://www.facebook.com/petritvasil/posts/1992141394419016

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë