Rend dhe Ligj

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, akset rrugore që do të bllokohen

Gazeta Si – Të enjten (sot), 18 korrik, policia bën me dije se do bllokohen pjesërisht disa segmente rrgore në kryeqytet, pasi në orën 11:00 do zhvillohet një tubim para Bashkisë së Tiranës nga ana e opozitës.

“Në kuadër të një tubimi që do të zhvillohet në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se duke filluar prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe”, njofton Policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë