Një person ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e sotme në Tiranë. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ku një kalimtar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një autobus.
Burime policore bëjnë me dije se shtetasi M. Th., 51 vjeç , i cili drejtonte autobusin ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për identifikimin e këmbësorit.
Me drejtuesin e autobusit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore e procedurale dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




