Lajme

Prokuroria nis hetimet për tenderin e “Unazës së Re”

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka nisur veprimet hetimore, në lidhje me faktet e bëra publike mbi rregullshmerinë e veprimeve të kryera, për ndërtimet e planifikuara në Unazën e Re.

“Verifikimi bëhet për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, Falsifikimi i dokumenteve, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, Shkelje e barazisë në tenderë, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Prokuroria shqiptare garanton vlerësimin me objektivitet te fakteve, objekt i këtij hetimi duke kryer veprimet hetimore brenda një afati të arsyeshëm.”- thuhet zyrtarisht nga Prokuroria.

Prokuroria shqiptare garanton vlerësimin me objektivitet të fakteve, objekt i këtij hetimi, duke kryer veprimet hetimore brenda një afati të arsyeshëm.

Më herët Autoriteti Rrugor Shqiptar urdhëroi pezullimin e aktivitetin ndërtimor për lotin Nr.1 të segmentit, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit Shqiponja.

Pasditen e sotme, kreu i PD-së, Lulzim Basha, gjatë fjalës në protestën e radhës në mbështetje për banorët e “Astirit”, u shpreh se korrupsioni me projektin e “Unazës së Re” u provua. “Hajduti është Edi Rama. E vërteta triumfoi, por nuk ka përfunduar”,- tha Lulzim Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë