Euro2024

Gruaja dhe e dashura i shkojnë në Gjermani për finalen, mbrojtësi Walker i kërkon sigurisë angleze: Mbajini larg!

Gazeta Si – Ka luajtur në çdo ndeshje nga minuta e parë deri në minutën e fundit dhe është një nga shtyllat e skuadrës së Anglisë që do të jetë edhe sot në finalen e Europianit.

Kyle Walker do të jetë aty nga minuta e parë kundër Spanjës, pavarësisht orëve jo pikërisht paqësore përpara ndeshjes së madhe.

Është faji i një jete dashurie të trazuar për të thënë më së paku, e përbërë nga tradhti dhe skandale seksuale, me gratë në jetën e tij (gruaja dhe e dashura e tij) që kishin të njëjtën ide, domethënë të paraqiteshin edhe ato në Gjermani për grumbullimin e ekipit kombëtar të Southgate. 

"Mos i lejoni t’i afrohen kombëtares”

Shtypi anglez në fakt ka raportuar se Annie Kilner, gruaja e mbrojtësit të krahut të Manchester City dhe Laura Goodman do të jenë të dyja në stadium për të dhënë mbështetjen e tyre.

Dhe nëse e para solli me vete të 4 fëmijët që kishte me futbollistin (Riaan, Roman, Reign dhe Rezon), të njëjtën gjë bëri edhe e dyta, e cila u shfaq me fëmijën e madh që kishte gjithmonë nga lidhja klandestine me 34-vjeçarin (dhe fëmijës i veshi fanellën e anësorit numër 2 me fjalën "baba" në supe).

Sipas asaj që raporton “Sun”, shërbimet e sigurisë që mbrojnë ekipin anglez, janë urdhëruar që të mos e lënë Lauryn Goodman pranë zonave të frekuentuara nga bashkëshortet/shoqërueset e lojtarëve, për të shmangur incidente të mundshme.

Dy femrat disa qindra metra larg

Në fakt, Lauryn shihet si një ngatërrestare dhe makthi më i keq i Annie-t do të ishte takimi me të, me të dashurën e bashkëshortit të saj, e cila po shpërndan në rrjetet sociale foto që e portretizojnë atë disa qindra metra larg "rivales" së saj. Por Annie “nuk dëshiron të bëjë asgjë me të”, tha një burim për “Daily Mail”.

Të dashura, akte të turpshme, prostituta: problemet e Walker

Në janar 2024, Kyle Walker kërkoi falje për tradhtinë e tij ndaj gruas së tij Annie, me një familje paralele të ndërtuar me të dashurën e tij, Lauryn.

Ka qenë vetë Annie, ajo që ka raportuar historinë, e cila ka njoftuar ndarjen nga lojtari, pasi mësoi se ky i fundit kishte një fëmijë të dytë me të: “Ajo që bëra është e tmerrshme dhe marr përgjegjësinë e plotë për këtë. Mora vendime të gabuara, -  ishin fjalët e Ëalker, – burri që supozohej ta donte dhe të kujdesej për të, bëri këëtë tradhëti ndaj saj”.

Pastaj vjen pajtimi: "Annie është shpirti im binjak". Nuk ka pasur asnjëherë probleme mes të dyve, veçanërisht për shkak të tradhtive të tij të vazhdueshme: fillimisht një lidhje me ish-yllin e programit "Ex On The Beach", Laura Brown, pastaj disa mesazhe të shumta me Carla Howe, një modele e playboy, një puthje në publik për një grua të re në mars 2023, akte të turpshme në një bar në Mançester dhe një festë me prostituta gjatë Covid 19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë