Bota

Biden telefonon Trump pas sulmit me armë: Nuk ka vend në SHBA për këtë lloj dhune

Gazeta Si - Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden foli me Donald Trump në telefon pas tentativës për vrasje gjatë një mitingu në Pensilvani.

"Është e tmerrshme", tha Biden. “Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë. Ne duhet të bashkohemi si një komb për ta dënuar atë", shkroi Biden në platformën 'X.

“Jam i lumtur të di që ai është mirë. Lutem për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë ata që ishin në tubim, ndërsa presim informacione të mëtejshme”, shtoi Biden. "Jill dhe unë i jemi mirënjohës Shërbimit Sekret që e çoi atë në siguri", - shkroi ai.

Ligjvënësit nga të dyja anët e politikës amerikane dënuan menjëherë atentatin ndaj kandidatit të pritshëm republikan për president Donald Trump gjatë një tubimi të shtunën.

“Ky akt i tmerrshëm dhune politike në një tubim paqësor fushate nuk ka vend në vendin tonë dhe duhet të dënohet unanimisht dhe me forcë,” tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

Senatori republikan Marco Rubio, një nga personat e përmendur si kandidat i mundshëm i zotit Trump për nënpresident shkuajti në platformën X duke postuar një fotografi të agjencisë AP të zotit Trump të gjakosur me komentin “Zoti e mbrojti Presidentin Trump”.

Edhe Senatori republikan Ted Cruz postoi foton në X, duke e quajtur reagimin e zotit Trump “të jashtëzakonshme”.

“Zoti e bekoftë Presidentin Trump”, u shpreh ai. Udhëheqësit demokratë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve dënuan menjëherë dhunën politike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë