Spanjë-Angli do të jetë finalja e madhe e Euro 2024, e programuar për t’u zhvilluar më datë 14 korrik në Berlin. UEFA ka vendosur së fundmi gjyqtarin e finales, e cila i është besuar Francois Letexier. 35-vjeçari francez është një arbitër ndërkombëtar prej vitit 2017 dhe deri më tani ka gjykuar 65 ndeshje zyrtare në kompeticionet e UEFA-s.
Letexier në këtë Euro 2024 ka gjykuar tre ndeshje, dy në fazën e grupeve Danimarkë-Serbi si dhe ndeshjen e Shqipërisë ndaj Kroacisë të mbyllur me shifrat 2-2. Ndërkohë, në raundin e 1/8-tave, Letexier gjykoi ndeshjen mes Spanjës dhe Gjeorgjisë ku “Furia e Kuqe” fitoi 4-1, ndërsa francezi ishte edhe në rolin e arbitrit të katërt në ndeshjen hapëse mes Gjermanisë dhe Skocisë në Munich.
Tashmë, Letexier përgatitet për të ndarë drejtësinë në ndeshjen më të rëndësishme të kompeticionit, një sfidë e cila mund ta lartësojë edhe më shumë figurën e tij në futbollin europian./Supersport
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.