Euro2024

Anglia thyen Holandën në kohën shtesë dhe në finalen e 14 korrikut sfidon Spanjën

Gazeta Si - Anglia është kualifikuar për në finalen e madhe të Europianit, pasi triumfoi 1-2 në Dortmund ndaj Holandës me një gol në kohën shtesë me Watkins dhe të dielën në 14 korrik do të sfidojë Spanjën.

Sfida filloi me ritëm të lartë, “tulipanët” zhbllokuan ndeshjen që në minutën e shtatë, falë një finalizimi perfekt të Xavi Simons.

Britanikët reaguan shumë shpejt, fituan penallti me Kane, e kthyer në gol nga vetë sulmuesi. Minutat e fundit të fraksionit dhuruan emocione të mëdha, shtylla ndali Dumfries, ndërsa në krahun tjetër, po shtylla i tha jo Foden-it.

Në pjesën e dytë skuadrat u treguan të kujdesshme, duke mos rrezikuar shumë. Në të 64-tën, Van Dijk vendosi në provë Pickford, portieri reagoi mjaft mirë.

Goli i suksesit për ekipin e Southgate u realizua në minutën e '91 me Watkins, që shfrytëzoi në maksimum një asist të Palmer, brenda zonë, ku me një goditje diagonale mposhti portierin holandez.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë