Euro2024

Anglia pret zgjimin e Kane, kapiteni kritikohet: Po aq i ngathët sa njeriu i parë në Hënë!

Gazeta Si - Nuk është gjysmëfinalja e përplasjeve para “festës”, por asnjë nga të dy nuk ka “stofin” e duhur.

Holanda ishte mes skuadrave më të mira të vendeve të treta në Euro dhe gjeti Rumaninë dhe Turqinë, në rrugën më pak të vështirë për të arritur deri këtu.

Anglia, e cila startoi mes favoritëve kryesorë, mundi Serbinë vetëm në 90 minuta dhe iu desh koha shtesë për të mposhtur Slloveninë dhe Zvicrën, e cila u eliminua me penallti.

Në mesin e gjysmëfinalisteve, skuadra e Southgate mbetet ajo me vlerën më të lartë të skuadrës (mbi 1.5 miliardë euro) edhe nëse është e vetmja që nuk e ka fituar kurrë Kampionatin Evropian dhe në Gjermani në edicionin 1988, pësoi tre gola nga Marco Van Basten.

Ajo prag ndeshjeje, u cilësua me termin famëkeq si "Beteja e Dyseldorfit", me qytetin e shkatërruar nga incidentet mes huliganëve të Madhërisë së Tij dhe ultrasve, kryesisht gjermanë.

Kane ankohet

Sot luhet vetëm disa kilometra larg, por ato kohë, pavarësisht gjithçkaje, janë shumë larg.

Alarmi i vërtetë për anglezët ka të bëjë vetëm me mosefektshmërinë e një loje tepër konservatore, të kushtëzuar nga gjendja e keqe e yjeve në sulm: Kane, sipas shtypit “Made in England”, kundër Zvicrës “kishte lëvizjen e një polumbari ose të njeriut të parë në Hënë".

Një rëndim në lëvizje që mund të jetë shkak dhe pasojë e bashkëpunimit të dobët të Foden dhe Bellingham me kapitenin e tyre, i cili preku vetëm 26 topa dhe nuk bëri gjysmë gjuajtje në portë, por mundi shumë për të krijuar hapësirë për lojtarët e tij kolegë më të rinj dhe më të talentuar.

Që nga fillimi i turneut, Kane është ankuar edhe për fushat gjermane që ka përjetuar tashmë në Bundesligë: një shenjë jo e mirë.

Arbitri dhe Toney, zakone të përbashkëta!

Dhe as caktimi i arbitrit Zëayer, po ashtu gjerman, nuk është një shenjë e mirë: Bellingham në kohën e Borussia-s pas një ndeshjeje kundër Bayernit, është dënuar me 40 mijë euro gjobë se drejtoi gishtin ndaj arbitrit që “trukoi ndeshjet”, duke qenë se Zëayer ishte pezulluar vite më parë pikërisht për këtë arsye.

Tabloidët qajnë skandalin, por këto janë edhe ditët e sulmuesit rezervë Toney, i cili hyri në vend të Kane në kohën shtesë kundër Zvicrës dhe shënoi penalltinë vendimtare: ai u ndalua tetë muaj për baste në 232 ndeshje.

Por të gjithë kanë të drejtën e një mundësie tjetër, si ajo që kishte trajneri.

Southgate “nuk ka merak për arbitrin” dhe ëndërron një finale të dytë radhazi, diçka që nuk i ka ndodhur kurrë asnjë trajneri të “Tre Luanëve”. Nëse eliminohet sot, me skadimin e kontratës, lamtumira e tij është e sigurt. Por festa është aty, një hap larg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë