Ushqim

Njerëzit në TikTok janë fiksuar me ‘sanduiçin me luleshtrydhe’: Si ta përgatisni

Nga Gazeta 'Si'-Zyrtarisht jemi në sezonin e frutave të stinës dhe luleshtrydhet janë një prej tyre! Të freskëta, të përfshira në sallata të ndryshme apo në formë reçeli duket se njerëzit e gjejnë gjithnjë “rrugën” për t’i përfshirë në gatime të ndryshme.

Ëmbëlsirat janë një tjetër alternativë, por a e kishit menduar se mund të bënit edhe një sanduiç me luleshtrydhe? Krijuesja e kësaj ideje është Gloyoyo dhe le ta pranojmë që ajo ka sjellë një version të shijshëm sanduiçësh, pavarësisht se duket si "bombë" kalorish!

Si ta përgatisni sanduiçin viral me luleshtrydhe?

Ky version i ëmbëlsirës me luleshtrydhe, tashmë viral në TikTok ka vetëm tre përbërës:

-Bukë me copa çokollate (ose bukë të thjeshtë)

-Luleshtrydhe

-Shllak (krem pana)

Vajza me emrin Glo në këtë platformë thotë se nëse keni kohë mjaftueshëm në dispozicion, si fillim mund ta ngrohni tiganin me pak gjalpë për të kaluar aty bukën për pak minuta. Nëse jeni me nxitim, nuk ka nevojë për ta pjekur atë!

E hapni bukën në mes me një thikë, fusni aty disa luleshtrydhe të prera, më pas krem shllaku dhe disa copa të tjera luleshtrydheje.

Ja videoja për më shumë udhëzime:

@_gloyoyo_ afternoon snack🍫🍓☁️🐮🍞 #afternoonsnack #afternoonsnacks #gouter #afternoonsnackidea #sweettreat #sweettreats #painaulait ♬ original sound - Glo

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë