Ka ndodhur

Në kërkim për abuzim me fondet e BE, ndalohet në Rinas Gazmend Haxhia

Gazeta Si- Gazmend Haxhia, ndaj të cilit kishte një urdhër-arresti nga SPAK, i akuzuar për abuzim me fondet e SASPAK, është arrestuar në Rinas.

Ndaj tij ka një masë “arrest në shtëpi”, por që nuk ishte ekzekutuar deri më sot, pasi Haxhia ndodhej në Itali. Sipas burimeve, sapo ka ndaluar në aeroport këtë të hënë atij i janë vënë prangat.

Haxhia është ndaluar pas hetimit të SPAK për abuzimet me fondet e SASPAC. Për këtë çështje është lënë në burg ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ai është vënë nën akuzë nga SPAK për korrupsion pasiv, mashtrim, shkelje të barazisë në tenderë dhe shpërdorim detyre.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme zbuluan se Agjencia e Koordinimit të Fondeve të Huaja, ku Beqaj ishte drejtues, ka abuzuar me të paktën 8 prokurime.

Mes tyre një tender për ceremoninë e mbylljes së turizmit të qëndrueshëm, ku fondi i vënë në dispozicion ishte shumë i lartë.

Kjo festë është zhvilluar në restorantin Gzona, ku gruaja e tij ka pasur 15% të aksioneve, të cilat më pas i ka shitur apo dhuruar.

Hetimi për zbulimin e kësaj skeme nga SPAK nisi paralelisht me dosjen e sterilizimit, ku ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj është nën akuzë për shpërdorim detyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë