Gazeta Si - Yjet e Euro 2024 janë ata: Nico Williams dhe Theo Hernandez, Bukayo Saka dhe Cody Gakpo. Katër histori për katër ekipe. Po të tjerët? Ku janë emrat e mëdhenj? Të mëdhenjtë e pritshëm, fytyrat e kopertinës? Për momentin, nuk janë në dispozicion!
Në këtë Kampionat Europian me një finale ende për t'u luajtur, me dy ndeshjet që mes të martës dhe të mërkurës do të përcaktojnë se kush do të shkojë në Berlin për aktin final të dielën e 14 korrikut, e sigurt është se deri tani kampionët kanë mbetur duke vështruar.
Nga Ronaldo te Lewandowski: zhgënjimet
Nëse tani është tepër vonë për Cristiano Ronaldon dhe Robert Lewandowskin, Kylian Mbappé, Harry Kane dhe Jude Bellingham kanë ende kohë për të lënë gjurmët e tyre.
Deri tani kanë bërë më shumë nga të gjithë gjatë një turneu në të cilin ndoshta për shkak të lodhjes, ua lanë skenën të tjerëve, jo favoritëve, lojtarëve ndoshta me më pak famë mediatike, ose të rikthyer nga një sezon jo i mirë, apo edhe sepse konsideroheshin thjesht shumë të rinj, kur përkundrazi talenti, ai autentik, nuk ka moshë.
Nico Williams dhe Yamal
Ky është rasti i Nico Williams, 21-vjeçari anësor i Spanjës, i cili do të sfidojë Francën në gjysmëfinalen e parë të martën në 9 korrik në Mynih.
I lindur në Pamplona, ai është simboli jo vetëm i “La Roja”-s që e ka bërë “tiki taka”-n në favor të një futbolli më vertikal, por edhe i Spanjës së re multi-kulturore, e cila e shikon të ardhmen me energji të re.
Djali i dy emigrantëve ganezë që kaluan shkretëtirën e Saharasë në këmbë, i riu Nico ka marrë tashmë për "dore" Spanjën së bashku me shokun e tij, 16-vjeçar, Lamine Yamal.
“Ne jemi këtu për të fituar”, përsërit ai me gjithë qetësinë e botës sa herë e pyesin se ku mund të shkojë Spanja, pasi e ka nisur në kategorinë e dytë dhe sot kandidati numër një për suksesin final, me sa kanë treguar dhe shifrat, me 5 fitore në 5 ndeshje.
Francë, asnjë gol nga loja me aksion
Me Francën, megjithatë, do të duhet një sukses, edhe nëse “Les Bleus” kanë zhgënjyer deri tani. Në historinë e Europës dhe Botërorit nuk ka pasur kurrë një kombëtare që të ketë arritur kaq shumë me kaq pak: dy autogola dhe një penallti.
Megjithatë, “Gjelat” e gjejnë veten dy ndeshje larg trofeut. Trajneri Didier Deschamps është në qendër të kritikave: ai akuzohet se bën një lojë mbrojtëse të llojit më të keq dhe se ka mbytur talentin e skuadrës së tij të bujshme me një lojë "à l'italianne" shumë të mbyllur.
Theo dhe Maignan
Një gjë është e sigurt: Franca eci përpara falë mbrojtjes së saj, ku Theo Hernandez dhe Mike Maignan bënë diferencën. Mbrojtësi shënoi penalltinë vendimtare ndaj Portugalisë, duke u bërë heroi i mbrëmjes.
Nuk ishte një sezon i lehtë te Milani, në vendlindje kishte edhe nga ata që e dëshironin në stol apo në shtëpi. Por ky Kampionat Europian e ktheu atë në nivelet e tij të ekselencës.
Gakpo, golashënuesi më i mirë i Holandës
Në gjysmëfinalen tjetër, atë të mërkurën në Dortmund, mes Holandës dhe Anglisë, të gjithë sytë do të jenë te Cody Gakpo dhe Bukayo Saka.
I pari nuk është kampion, por në turne të mëdhenj, paraqitet i papërmbajtshëm: është golashënuesi më i mirë me 3 gola e gjysmë, sepse pa presionin e tij furishëm ndaj turkut Muldur, nuk do të kishte arritur kurrë autogoli vendimtar në çerekfinale.
Megjithatë, historia e Saka-s është historia e një rilindjeje: tre vjet më parë në “Ëembley” ai humbi penalltinë vendimtare kundër Donnarumma-s, më pas u pushtua nga ofendime raciste, por të dielën filloi të linte gjithçka pas duke shënuar golin e barazimit dhe duke dhënë gjithçka në fushë.
Sigurisht, ajo ishte një çerekfinale. Por Kampionati Europian nuk ka përfunduar. Dhe Bukayo, si tre të tjerët, tani që ka dalë në skenë, dëshiron të qëndrojë deri në fund.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.