Euro2024

Katër gjigandë të futbollit synojnë trofeun, kur luhen dy sfidat gjysmëfinale të Euro2024

Me kualifikimin e Anglisë dhe Holandës mbrëmjen e të shtunës, janë mësuar kështu dhe katër skuadrat e fundit që do të synojnë fitimin e trofeut në Euro2024.

Gjysmëfinalja e parë është ajo mes Spanjës dhe Francës që do të luhet në Mynih, të martën e 9 korrikut, në orën 21:00. “La Roja” vjen pas një fitoreje kundër organizatorëve të Gjermanisë vetëm në kohën shtesë, ndërsa “Gjelat” kaluan vetëm falë penalltive kundër Portugalisë.

Gjysmëfinalja e dytë do të luhet në Dortmund mes Holandës dhe Anglisë, të mërkurën e 10 korrikut po në orën 21:00. “Tulipanët” mundën me përmbysje Turqinë, ndërsa “Tre Luanëve” iu deshën penalltitë për të kaluar Zvicrën.

Më pas, 2 skuadrat më të mira do të ndeshen për të fituar trofeun më 14 korrik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë