Rend dhe Ligj

Fshehën provat e një aksidenti, pezullohen dy policë të Rrugores në Tiranë

Gazeta Si - Dy punonjës të policisë janë pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Tiranës, pasi dyshohet se nuk kanë kryer veprimet e duhura procedurale për trajtimin e një aksidenti në rrugën Karreç-Tiranë.

Sipas njoftimit të AMP, nga hetimet rezulton se edhe pse kanë marrë dijeni për ngjarjen, ata kanë fshehur provat dhe faktet penale për aksidentin.

Në këtë mënyrë nuk kanë marrë masa për përcaktimin e fajësisë dhe kanë shmangur shkelësin nga përgjegjësia penale e administrative.

Të pezulluarit nga detyra janë Arta Shurbi, 50 vjeçe dhe Zyber Halili, 57 vjeç, të dy pjesë e Trupës së Shërbimit në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë. Ndaj tyre rëndon vepra penale “Shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim”.

Nga ana tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe shoferja që shpëtuan policët. Ajo është D.G., dhe ndaj saj rendon vepra penale “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë