Nga Gazeta 'Si'-120 minutat mes Portugalisë dhe Francës nuk prodhuan asnjë gol, pavarësisht rasteve të shumta në të dy krahët.
Ishte padyshim një përballje “kokë më kokë”, mes dy “gjigantëve” të futbollit evropian, me “Luzitanët” e Portugalisë dhe “Gjelat” e Francës, që mbyllën gjithçka në rezultatin e bardhë 0 me 0, sfidën çerekfinale, në “Volksparkstadion”, të Hamburgut, duke disktuar gjithçka mbi kualifikimin në goditjen e 11-metërshave.
Të shumta ishin rastet e shënimit nga të dyja skuadrat, me Randal Kolo Muani e Edoardo Camavinga, që patën shanse më të mirë për të kaluar “Gjelat” në avantazh, mirëpo fati nuk ishte në anën e tyre, ndërsa në anën Vitinha, Joao Cancelo e Bruno Fernandes tentuan portën e Maignan, mirëpo francezi ishte në formë fantastike mbrëmjen e kësaj të premteje, duke lënë gjithçka të barabartë deri në fund.
Falë goditjes së penalltive, triumfin e madh e arritën “Gjelat” e Francës, të cilët u treguan më të saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, ndryshe nga “Luzitanët”, duke shënuar një penallti më shumë se këta të fundit (5-3), ku për portugezët gaboi “fantazisti”, Joao Felix, i cili goditi shtyllën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.