Euro2024

Një ndeshje për historinë! Spanja eleminon Gjermaninë në ‘finalen e parakohshme’ të Euro 2024

Nga Gazeta 'Si'- Ishte padyshim një përballje për librat e historisë, me “Furinë e Kuqe” spanjolle, që arriti të mposhtë “Pancerat” e Gjermanisë, në fazën çerekfinale të Euro 2024, me rezultatin e ngushtë 2 me 1.

Spanja është gjysëmëfinalistja e parë e këtij Kampionati Evropian të futbollit, si dhe pretendetja absolute, për titullin kampion.

Dy golat e parë të sfidës erdhën në fraksionin e dytë të lojës, ku fillimisht ishte Dani Olmo, i cili gjeti rrjetën e Neuer, në minutën e 51’-të sfidës, pas një pasimi të supertalentit spanjoll, Lamine Yamal, ndërsa në të 89’-n, “diamanti” gjerman, Florian Wirtz dërgoi topin pas shpatullave të Unai Simon, për të dërguar sfidën në kohën shtesë.

Pikërisht në kohën shtesë spanjollët arritën të gjenin lavdinë, ku në minutën e 118’-të të sfidës, “fantazisti” i mesfushës, Mikel Merino kërceu më lart se mbrojtja, duke dërguar topin në rrjetën e Neuer e duke nisur festën sublime, të skuadrës së tij, e cila zgjati serinë 36-vjeçare të humbjes, së Gjermanëve, ndaj tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë