Euro2024

Rinis Euro2024, përplasje titanësh në dy ndeshje

Nga Gazeta Si- Euro2024 do të rinisë me dy ndeshje që janë cilësuar si finale të parakohshme. Fillimisht do jetë ndeshja Spanjë- Gjermani në orën 18:00. Përfaqësuesja e Gjermanisë do të tentojë të përmbysi trendin e favorizimit në letër, aty ku spanjollët analizohen një hap para.

Ndërkohë, në darkë vjen një tjetër ndeshje e fortë, mes Portugalisë dhe Francës, një përballje që është fokusuar më shumë mes Kristiano Ronaldos dhe Kilian Mbape.

Të 4 skuadrat kanë qenë favorite për të fituar kampionatin që në nisje dhe tashmë fati deshi që vetëm 2 prej tyre të kalojnë në fazën tjetër, duke qenë më afër trofeut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë