Euro2024

Yjet me 0 minuta lojë në këtë Euro 2024

Në mbyllje të fazës së grupeve dhe në prag të fillimit të fazës me eliminim direkt, jo të gjtihë lojtarët kanë mundur të japin kontributin e tyre në skuadrat e tyre përfaqësuese.

Tre yje të Serise A dhe portieri i Italisë, Guglielmo Vicario, janë pjesë e 11-shes më të vlefshme me lojtarë me ‘0 minuta lojë’ në Kampionatin Evropian ‘Gjermani 2024’.

Mbrojtësi i Interit, Benjamin Pavard, Charles De Ketelaere i Atalantës dhe Joshua Zirkzee i Bolognës janë ndër lojtarët më të vlefshëm që nuk kanë debutuar ende në Euro 2024.

Ja cilët janë 11 lojtarët që formojnë formacionin më të vlefshëm, sa i prëket atyre të pa-aktivizuarve deri në këto momente dhe bëhet fjalë për lojtarë që mbjanë mbi supe shifra të mëdha transferta disa dhjetwra milionë euroshe.

Pavard është një nga mbrojtësit më të shtrenjtë, me një vlerë prej 50 milionë eurosh, i dyti vetëm pas ish-qendërmbrojtësit te Juventusit, Matthijs de Ligt.

De Ketelaere nuk ka bërë ende debutimin e tij në Euro 2024 me Belgjikën, pavarësisht se ka arritur shifra të dyfishta për gola dhe asistime në Atalanta në sezonin 2023/24.

Zirkzee është gjithashtu ndër lojtarët më të mirë të Serie A nga sezoni 2023/24, por sulmuesi holandez u përfshi në skuadrën e EURO 2024 vetëm pas dëmtimit të Brian Brobbey, kështu që ai fillimisht nuk ishte pjesë e planeve të Ronald Koeman.

Vicario i Italisë dhe Tottenhamit është portieri më i vlefshëm pa minuta të luajtura në Kampionatin Evropian, por shoku i tij i skuadrës Gigi Donnarumma ka qenë ndoshta lojtari më i mirë italian në turne deri më tani.

Lojtarë tjerë të vlefshëm që nuk kanë dëbuar ende janë Warren Zaire-Emery (60 milionë euro), Ivan Toney (50 milionë euro) dhe Ibrahima Konate (45 milionë euro).


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë