Mario Mitaj ishte një nga lojtarët e kombëtares që është përfolur që në nisje të turneut si një nga surprizat e Euro2024. Dhe kështu ndodhi.
Në Itali, Sky Sport e ka vendosur në formacionin e surprizave.
“E kërkojnë shumë klube italiane. Djaloshi i lindur në 2003 ka shumë teknikë dhe i pëlqen që ta luajë topin. Edhe pse niset nga thellësia e mbrojtjes ai është njëri prej atyre që u krijon shumë shanse shënimi shokëve të skuadrës. Duhet të përmirësohet pak në aspektin mbrojtës, por është një nga surprizat e këndshme të Shqipërisë, e cila u eliminua tashmë”, shkruan “Sky Sport Italia”.
Mitaj, që luan me Lokomotivën e Moskës ishte mes pesë lojtarëve të Kombëtares me distancën më të madhe të përshkruar në fushë, shpejtësinë e arritur 31.8 km, pasimet e sakta dhe pasimet totale në Euro 2024.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.