Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka inkurajuar protestën e studentëve, duke i cilësuar si një dritë shprese për vendin.
Ish-kryetarja e Kuvendit, në një posttim në “Facebook” shkruan se protesta e studentëve është kundër qeverisë, oligarkëve dhe tradhtisë së opozitës dhe lidershipit të saj.
“Sot studentët po i japin një dritë shprese vendit të tyre. Ata sot po protestojnë kundra tarifave, por në thelb protesta e tyre është kundra varfërisë së shumëfishuar, kundra pamundësisë për të jetuar një jetë siç e ëndërron çdo i ri; ata sot protestojnë kundra papunësisë të prindërve të tyre, kundra pensioneve qesharake të gjyshërve të tyre; protestojnë kundra padrejtësisë, kundra brutatlitetit; kundra korrupsionit që ka kap çdo qelizë të këtij shteti; ata protestojnë kundra krimit e pasigurisë; protestojnë në fakt kundra qeverisë dhe oligarkëve; kundra tradhëtisë së opozitës dhe lidershipit të saj të korruptuar, si dhe kundra gjithë atyre që pasurohen me karrigen politike qofshin në pushtet apo opozitë”, – thotë ajo.
Sipas Topallit, studentët protestojnë kundër një sistemi të kalbur që nuk ka asnjë vlerë apo të përbashkët me atë që kërkuan tre dekada më parë studentët e 8 Dhjetorit.
“Ata sot po i japin shpresë famijeve të tyre, shtëpisë së tyre, vendit të tyre të dashur. Ata po thonë: duam të jetojmë ketu.. nuk duan të ikim si miliona shqiptarë të tjerë, vëllezër e motra të tyre që ikën nga dëshperimi. Bravooo studenta!”, – e mbyll komentin e saj Jozefina Topalli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




