Euro2024

Formacioni zyrtar përballë Spanjës: Hysaj dhe Broja në stol

Nga Gazeta 'SI' - Tekniku Silvinjo do të lërë në stol Elseid Hysajn dhe Armando Brojën për përballjen me Spanjën, mbrëmjen e sotme.

Formacioni zyrtar i kombëtares parashikon që në fushë të jetë Balliu, Ajeti, Gjimishti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj dhe në portë Strakosha.

Nga ana tjetër, Spanja ka vendosur të lërë pushim disa prej yjeve të saj, meqë ka siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup.

Formacioni i Spanjës: Raja, Hesus Navas, Vivian, Laport, Grimaldo; Zubimendi, Mikel Merino; Ferran Torres, Dani Olmo, Ojarzabal, Hoselu.

Kjo është ndeshja e fundit e grupit ku vendoset dhe fati i Shqipërisë, që momentalisht ka vetëm 1 pikë nga barazimi me Kroacinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë