Euro2024

Pesë mln peseta dhe kërcënimi me ryshfet, sfidat e errëta Shqipëri-Spanjë në vitet ’90

Një ndeshje u pezullua për shkak të tensionit politik në rrugën drejt Euro ‘92 dhe kishte dyshime për rezultatin 1-5 të “La Roja” në kualifikimet për Botërorin ‘94

Gazeta Si - Kanë qenë pesë përballje mes Spanjës dhe Shqipërisë, të gjitha me fitoren e skuadrës iberike. Por duhet të ketë qenë gjashtë. Në dhjetor 1991, “La Roja”, në atë kohë e drejtuar nga Vicente Miera, mbylli fazën kualifikuese të grupit të tyre për Euro 92 në Suedi kundër “Shqiponjave”, një turne nga i cili kuqezinjtë ishin eliminuar.

Situata politike dhe ekonomike në Shqipëri ishte jashtëzakonisht e tensionuar, menjëherë pas rënies së “Perdes së Hekurt”, shkruan e prestigjiozja sportive spanjolle "AS".

As shqiptarët nuk ishin aspak në lojë dhe RFEF i kërkoi UEFA-s që të mos luante ndeshjen për të mos rrezikuar lojtarët e tyre.

Miera, i cili javë më parë kishte zëvendësuar Luis Suarez për shkak të rezultateve të dobëta të kombëtares spanjolle, e përqendroi ekipin.

Skuadra spanjolle e priste takimin sikur do të ndodhte një apokalips bërthamor: i pajisur me një sasi të madhe ushqimesh dhe materialesh për shkak të mungesës së besimit ndaj kushteve sanitare në Shqipëri. Por në fund UEFA vendosi të anulojë ndeshjen.

Shqipëria protestoi dhe kërkoi një datë të re për të përmbushur angazhimin ndaj tifozëve të saj, pasi mijëra prej tyre kishin blerë tashmë biletat për ndeshjen.

Në fund, organi më i lartë evropian u çlirua nga problemi duke kompensuar kombëtaren shqiptare me 5 milionë peseta (rreth 30 mijë euro me kursin e këmbimit asokohe).

Dhe për paratë, “më të pista”, do të flitej sërish një vit e disa muaj më vonë, në shtator të vitit 1993.

Shorti kishte përplsur sërish spanjollët dhe shqiptarët në një kualifikim, këtë herë për Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“La Roja” duhej të fitonte me disa gola diferencë dhe, siç u publikua më pas në shtypin shqiptar, një ndërmjetës që hyri me statutin e skuadrës, i ofroi Federatës Spanjolle blerjen e mundshme të ndeshjes.

"Ne jemi të gjithë të çmendur", iu përgjigj presidenti i atëhershëm, Ángel María Villar për insinuatën, gjithmonë sipas arkivit të gazetës.

Javier Clemente drejtoi atë skuadër që fitoi në fakt 1-5 me një “hat-trick” të sulmuesit Julio Salinas në atë që ishte dhe është ende humbja më e rëndë që Shqipëria ka marrë në shtëpi gjatë gjithë historisë së saj.

Gazetat e Tiranës spekuluan për disa ditë për diçka që nuk shkonte dhe madje kërkuan hetim nga UEFA, por asgjë tjetër nuk doli.

Nga rezultatet mes Spanjës dhe Shqipërisë, bie në sy një 9-0 e 19 dhjetorit 1990, gjithashtu në rrugën drejt atij Euro 92, që është turneu i fundit i madh që “La Roja” ka humbur.

Ajo u luajt në “Ramón Sánchez-Pizjuán” dhe Emilio Butragueño arriti të shënojë një “poker” golash, shumë më i panjohur se ai i Querétaro kundër Danimarkës (1-5) në raundin e 16-të të Kupës së Botës në Meksikë ‘86.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë