Euro2024

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Spanjës: Sylvinho me dy ndryshime

Kombëtarja e Shqipërisë luan këtë të hënë ndeshjen e fundit të Grupit B ndaj Spanjës, në kuadër të Euro 2024. Trajneri Sylvinho tashmë ka vendosur për formacionin që do të inkuadrojë nga minuta e parë. Telegrafi shkruan se braziliani nuk është se do të bëjë shumë ndryshime nga ndeshja me Kroacinë, pasi vetëm dy lojtarë pritet të ndryshohen.

Ivan Balliu do ta marrë vendin e Elseid Hysajt, ndërsa Armando Broja do të kthehet nga minuta e parë në vend të Rey Manajt.
Vendin e tij në portë do ta ruajë Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje përveç Balliut, do të luajnë edhe Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj.

Në mesfushë, do të mbesin lojtarët e njëjtë, treshja e formuar nga Ylber Ramadani, Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi.
Edhe në krahët e sulmit, Jasir Asani dhe Nedim Bajramit do të mbajnë vendet e tyre, për të ndihmuar mesfushën dhe Brojën e vetëm në qendër të sulmit.

Arbër Hoxha dhe Ardian Ismajli edhe këtë ndeshje pritet ta nisin nga pankina, pasi me sa duket nuk kanë arritur ta fitojnë “duelin” respektivisht me Asanin dhe Ajetin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë