Euro2024

Shqipëria, një kombëtare me 10 flamuj

Kombëtarja shqiptare është pasqyra e një diaspore që tronditi vendin në dekadën e fundit të shekullit të kaluar dhe të parën e këtij shekulli. Në listën e të përzgjedhurve nga Sylvinho për këtë Europian, i dyti i shqiptarëve pas debutimit në vitin 2016, janë lojtarët e lindur në 10 shtete: Shqipëri (8), Zvicër (5), Maqedoni (3), Kosovë (3), Gjermania (2), Greqia (2) dhe një në Itali, Angli dhe Spanjë. Rasti spanjoll është ai i Iván Balliu, mbrojtës i krahut të Rayos.

Shiriti i kapitenit të Kombëtares shqiptare i përket Berat Gjimshitit, lojtarit të Atalantës. Ai është një nga ata që erdhi në Zvicër: Cyrih, 29 shkurt 1993. Aty u stërvit dhe u rrit. Ai ishte në ekipin e të rinjve të Federatës Zvicerane, me të cilin luajti ndeshje nga moshat nën 18 deri në 21 vjeç, por në vitin 2015, Gianni di Biasi, trajneri italian që hapi rrugën për ta çuar Shqipërinë në Euro 2016 e la jashtë.

Gjimshiti ndërroi hapin dhe i tha po vendit të të parëve të tij, rrënjët e të cilëve ishin në Tërnovë të Madhe (Bujanoc, Serbi). Prej andej qindra shqiptarëve iu desh të arratiseshin për shkak të kërcënimeve të të gjitha llojeve, jo vetëm nga paraushtarakët serbë, sepse ai rajon njihet si Medelina e Ballkanit për shkak të dominimit të mafias vendase.

Arma më e mirë e skuadrës shqiptare është Armando Broja. Certifikata e tij e lindjes thotë se ai ka lindur pak kilometra larg Londrës, në Slough, më 10 shtator 2001. Familja e tij përfundoi atje pasi la pas Koplikun, një qytet në veri të Shqipërisë, rrugës për në kufirin malazez.

Në moshën 6-vjeçare, ai u regjistrua te Chelsea, ku u rrit deri më 8 mars 2020, kur bëri debutimin e tij me ekipin e parë me katër minuta të mbetura pas zëvendësimit me Giroud në një ndeshje përball Everton. Në vitin 2019 ai refuzoi thirrjen e U21 angleze dhe zgjodhi vendin e prindërve të tij.

Këto janë shtyllat e asaj skuadre me gjuhë dhe fe të përzierë që nuk është më “Hirushja” e futbollit europian.

Burimi:Marca/Përshtati:Gazeta ‘SI’


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë