Euro2024

Shqipëria largohet me kokën lart nga Euro2024. Spanja fiton me 1 gol

Gazeta Si - Ndeshja Shqipëri-Spanjë u mbyll me fitore për iberikët.

Ferran Torres shënoi në minutën e 13' dhe ka dominuar ndeshjen. Shqipëria u zhvendos në mbrojtje teksa Asllani tentoi golin në minutën e 45'. Broja iu afrua golit në minutën e 63', pak çaste pas hyrjes së tij në lojë si zëvendësues i Manajt.

Pjesa e dytë më pas i takoi më së shumti kuqezinjve, me Brojën, Asllanin dhe Hoxhën që iu afruan golit të barazimit, por pa mundur ta gjenin.

Spanja e mbyll grupin me pikë të plota në vendin e parë, ndërsa Shqipëria largohet me kokën lartë, edhe pse në vendin e fundit me një pikë.

Komenti i ndeshjes:

76' - Asllani godet fuqishëm me të majtën, por topi përfundon jashtë.

64' - Broja tenton nga brenda zonës, por Raya grushton. Shqipëria para barazimit.

47' - Spanja shfaqet rrezikshëm në zonë me Joselu. Goditja e sulmuesit të Real Madrid krijon iluzionin e golit të dytë për iberikët.

46' - Pjesa e dytë nis me zëvendësim nga De La Fuente. Le Normand merr vendin e Laportes në qendër të mbrojtjes.

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Spanjë me avantazhin e iberikëve.

45' - Goditja e parë në portë për Shqipërinë. Asllani gjuan nga jashtë zonës, por predha e mesfushorit të Interit përfundon në duart e portierit Raja.

36’ - Mitaj gabon në largimin e topit, Olmo përfiton dhe mësyn në zonë por ndërhyrja e Laçit shmang gjuajtjen e tij në portë. 

13' - Ferran Torres kalon në avantazh Spanjën me një diagonale me të majtën nga brenda zonës.

1’ - Nis dueli në Dyseldorf.

Shqipëria zbret në fushën e “Merkur Spiel Arena” të Duseldorfit për të luajtur fatet e Europianit, teksa një fitore përballë Spanjës do të mund të na çonte në 1/8 për herë të parë në histori.

Formacioni i Shqipërisë: Thomas Strakosha, Ivan Balliu, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj, Kristian Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Jasir Asani, Nedim Bajrami, Rey Manaj.

Formacioni i Spanjës: David Raya - Jesus Navas, Daniel Vivian, Aymeric Laporte, Alejandro Grimaldo - Mikel Merino, Martin Zubimendi, Baena - Ferran Torres, Joselu, Mikel  Oyarzabal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë