Euro2024

Euro2024/ Raundi III: Cilat ndeshje luhen sonte dhe si mund të ndikojë tek kuqezinjtë

Nis sot raundi i tretë i ndeshjeve për grupet në Euro2024.

Gjermania përballet me Zvicrën në ndeshjet vendimtare të grupit dhe Skocia me Hungarinë.

Duelet e orës 21:00 interesojnë pasi për Shqipërinë, një barazim mes skocezëve dhe hungarezëve mund të lehtësonte kualifikimin si e treta në grup. Ndërkohë, për kuqezinjtë është e rëndësishme që të dinë se kush do të jetë skuadrat e vendit të dytë në këtë grup. Kjo pasi formula e fazës me eliminim direkt parashikon që kjo skuadër e vendit të dytë, të ndeshet me të dytën e Grupit B ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Kombëtarja shqiptare ka vetëm një pikë nga barazimi me Kroacinë, ndërsa pret përballjen me spanjollët mbrëmjen e të hënës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë