Euro2024

Euro 2024, Shqipëria nuk ka fituar kurrë përballë Spanjës

Nga Gazeta 'Si'-Spanja është një nga kombëtaret që për vite me radhë ka dominuar në arenën europiane dhe botërore. Cilësitë e saj janë të jashtëzakonshme dhe në çdo kompeticion, ata hyjnë me objektiva maksimal për të fituar gjithçka. Nëse do t’i referohemi dhe statistikave që Furia e kuqe ka përballë kuqezinjve, historia dhe çdo gjë tjetër flasin në favor të tyre.

Nuk kemi fituar kurrë ndaj tyre dhe në 8 ndeshje që jemi përballur, regjistrojmë 8 humbje dhe për më tepër bie në sy numri i lart i golave të pësuar plot 31, ndërsa kuqezinjtë i kanë shënuar kësaj kombëtareje vetëm 3 herë.

Hera e fundit që këto dy ekipe luajtën me njëra-tjetrën ishte 26 mars 2022, në një miqësore ku Spanja fitoi 2-1, ndërsa golin e vetëm tonin e shënoi Myrto Uzuni.

Çdo gjë flet në favor të tyre, megjithatë përfaqësuesja shqiptare nuk ka çfarë të humb, dhe do të bëjë çmos për ta shkruar historinë e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë