Menaxhim

Balluku flet pas ‘fikjes’ së Shqipërisë: Jemi ende të rrezikuar. Volumet e transmetimit janë të larta

Nga Gazeta 'SI' - Ministrja e Energjetikës dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku ka njoftuar se Shqipëria është në një zonë rreziku, për sa i përket transmetimit të energjisë.

Në një dalje mediatike, pak pasi Shqipëria u fut në ‘blackout’, Balluku tha se ndonëse situate është rikuperuar, “jemi në një zonë rrezikshmërie të lartë pasi volumet e transmetimit janë të mëdha dhe temperaturat do të vijojnë të jenë të larta edhe në ditët në vijim”.

Sipas ministres, mbingarkesa në rrjet dhe temperaturat shumë të larta kanë shkaktuar situatë kritike në Shqipëri, por edhe në rajon.

Zv.kryeministrja tha se avaria nisi në interkonjeksionin me Greqinë fillimisht dhe më pas të njëjtat probleme u shfaqën dhe në Mal të Zi, Kroaci e Bosnjë.

Ministrja tha se është në komunikim me homologët në rajon dhe se po kryhet një analizë teknike.

"Pavarësisht se tashmë i gjithë vendi furnizohet me energji elektrike, duhet thënë se vazhdojmë të jemi në një zonë rrezikshmërie të lartë, pasi volumet e transmetimit në linjat e interkonjeksionit janë shumë të mëdha në këto momente dhe nga ana tjetër temperaturat do të jenë të tilla, në nivele rekord edhe në ditët në vazhdim. Duhet thënë se jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë operatorët e tjerë të transmetimit në rajon për të bashkërenduar punën me ta dhe sigurisht do të vazhdojmë që të bëjmë analizën e duhur teknike për të gjetur problematikën dhe për ta mbajtur rrjetin të sigurt", përfundoi zv.kryeministrja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë