Euro2024

Hoxha motivon skuadrën: Vetëm për fitore ndaj Spanjës, Shqipëria mund të kalojë grupet

Nga Gazeta 'Si'-Sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha në një konferencë në prag të ndeshjes ndaj Spanjës u shpreh se pavarësisht nivelit të kundërshtarit, kuqezinjtë do futen në fushë vetëm për 3 pikë.

“Aq sa kam minuta jam munduar të jap maksimumin. Në ndeshjen e dytë bëmë më mirë se në ndeshjen e parë, tani e kemi harruar ndeshjen me Kroacinë dhe jemi të përqendruar me Spanjën dhe besojmë tek fitorja. 

Të gjithë e dimë që Spanja ka një grup të jashtëzakonshëm, na mbetet të përgatisim ndeshjen dhe shpresojmë të kualifikohemi. Duke marrë parasysh që ndeshjen e fundit luajtëm mirë, do futemi në ndeshje për të fituar pasi vetëm ai rezultat na çon tutje. Duke marrë parasysh tifozët në stadium janë shtysë, i kam ndihmuar shokët e skuadrës për të shënuar golin e dytë dhe patëm mundësi për të tretin", deklaroi ai.

I pyetur se kush është lojtari më i mirë i Spanjës, Hoxha veçoi Rodrin dhe Nick Williams, anësor i majtë.

Ai tha se duhet të jenë të kujdesshëm, të shfrytëzojnë kundërsulmet dhe rastet që do të keni.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë