Rend dhe Ligj

Protesta e opozitës para bashkisë, policia publikon planin e masave: Rrugët që bllokohen

Gazeta Si - Policia ka njoftuar planin e masave për garantimin e sigurisë gjatë protestës së opozitës që do të zhvillohet të enjten (21 qershor) në orën 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.

Në një njoftim,thuhet se nga ora 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Për këtë arsye policia sugjeron që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

"Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, nesër, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe. Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime”, thotë polica.

Në të gjitha protestat e mbjtura nga opozita pranë Bashkisë së Tiranës, janë shënuar incidente të vogla me policinë, ku ndaj godinës janë hedhur tymuese dhe molotovë.

 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë