Rend dhe Ligj

Anulohen lejet vjetore dhe pushimet për punonjësit e Policisë së Shtetit

Gazeta Si - Të gjithë punonjësit e Policisë se Shtetit, të cilët kanë bërë planë për pushime verore, duheti t'i anulojnë.

Një urdhër i nënshkruar nga Dejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku, ka anuluar lejet vjetore të planifikuara të efektivëve për periudhën e sezonit turistik 2024.

Sipas urdhrit, anulimi i pushimeve bëhet me qëllim përballimin e shërbimeve të planifikuara nga strukturat e Policisë së Shtetit për sezonin veror 2024.

“Të anulohen pushimet vjetore të planifikuara të vitit 2024, në periudhën nga data 20 Qershor 2024 deri në datën 15 Shtator 2024, për të gjitha strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, të cilat ngarkohen me detyra për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror“, thuhet në urdhër.

Sipas dokumentit, drejtuesit e strukturave qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, si dhe të strukturave të veçanta duhet të riplanifikojnë kryerjen e pushimeve vjetore të punonjësve të policisë që për periudhën e mbetur deri në fund të vitit kalendarik 2024.

Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen drejtuesit e drejtorive vendore të policisë, drejtorive vendore të kufirit dhe migracionit, komisariateve të policisë dhe strukturave të veçanta.

Sipas vendimit të Rrumbullakut, punonjësit e policisë do të jënë të angazhuar nga 20 qershori, deri me 15 shtator 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë