Gazeta Si - Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj falënderoi tifozët për mbështetjen pas kritikave që iu bënë pas ndeshjes ndaj Italisë për shkak të gabimve në fushë.
Pas barazimit 2-2 kundër Kroacisë, ku sërish nuk ishtë në një ditë të mirë, ai tha se kur del në fushë me fanellën kuqezi lufton për të dhënë maksimumin.
“Pas gjithë asaj që ka ndodhur duhej që të reagoj në fushë, të tregoj veten time sepse me të vërtetë këtu po merremi sikur kemi 10 vjet që kemi ardhur me kalu kohën, por në të vërtetë unë vij këtu për të dhënë maksimumin. Dua të falenderoj tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë sot. Më kanë bërë të ndihem krenar që jam shqiptar dhe do vazhdoj t’ju dua deri në fund”, tha Hysaj.
Hysaj tha se Shqipëria mund ta kishte fituar ndeshjen, megjithatë duhet t’i gëzohemi edhe këtij barazimi.
“Ndeshja sot tregoi që mund ta kishim fituar ndeshjen ne, por në fund të fundit dhe barazimi nuk është keq, tha ai. - Spanja? Ta provojmë të paktën, mos ikim nga këto ndeshje me ndonjë frikë, të japim 100% dhe të shohim çdo ndodhë".
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.