Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka deklaruar se Kombëtarja shqiptare ka bërë thuajse gjithçka mirë në ndeshjen e sotme ndaj Kroacisë dhe se ekipi kishte dhuruar lojë emocionuese për të gjithë.
“Unë mendoj se ne kemi bërë një ndeshje shumë të bukur. Kemi merituar, me gjithë respektin për ekipin tjetër që është i shkëlqyer e që ka bërë shumë mirë, komplimente lojtarëve dhe trajnerit të tyre. Por duhet të them se ne me të vërtetë kemi bërë shumë mirë, në pjesën e parë ishim aty gati duke shënuar 2-0, nuk mbyllëm ndeshjen. Në të dytën në 5 minuta marrim dy gola dhe përmbysja do të ishte shumë e vështirë, e barazuam dhe pastaj ato 5 minuta të fundit do të mbeten në zemrën e të gjithë shqiptarëve dhe botës. Shumë e bukur.
Ndoshta do të ishte më e bukur, ne jemi ambiciozë dhe për të bërë historinë duhet të ecim para. Në dhomat e zhveshje ka shumë të rinj, që po marrin përvojë nga kjo eksperiencë. por kjo do të jetë një ndeshje që do e mbajnë mend gjithë jetën.
Rezultati flet shumë, ndeshja me Italianë nuk u gabua, nëse hynte topi i Manajt ishim barazim. Sot është e vërtetë që luajtëm më mirë por nëse hynte topi i Manajt sot kishim dy pikë. Rezultate janë vendimtare ndaj sot duket ndeshje shumë e mirë.
Pësojmë gola shpejt? E dini si përmirësohet? Duhet të luash, të luash ndeshje të rëndësishme si kjo, të bësh Europian e Botëror, kjo është ajo. Është shumë e bukur që mendojmë, federata, shteti, duhet të shkojë para. Kjo është e bukur. Të mos harrojmë që Mitaj, Bajrami, Hoxha janë të rinj, ka djem shumë të rinj që po marrin eksperiencë dhe është fantastike.
Duhet të flas për Dakun e Brojën. Broja është në fushë të hapur i jashtëzakonshëm, të mbyt, ka a fuqi. Por ata po fitonin dhe ishin të vendosur. Daku është lojtar për të bërë rrëmujë, lufton, gjithçka, ndaj në 10 minutat e fundit e zgjodhëm për këtë.
Me Spanjën ëndërrojmë? Nesër shohim ndeshjen me Italinë dhe flasim”, tha Silvinjo për “TV Klan” pas ndeshjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.