Euro2024

Atmosferë kuq e zi në Hamburg, policia gjermane i bashkohet festës së tifozëve shqiptarë (Video)

Ka nisur festa kuq e zi në Hamburg ku tifozët shqiptarë kanë kthyer edhe policët gjermanë në shqiptarë. Në videot e shpërndara në rrjet shihen policët gjermanë që kërcejnë nën ritmin e tupanave, bashkë me tifozët shqiptarë.

Festa vijon me valle dhe këngë nga mijëra tifozë kuq e zi që kanë mbuluar Hamburgun me ngjyrën e kuqe të flamurit dhe fanellave të Kombëtares.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë