Nga Gazeta Si- Rreth 28 mijë maturantë në vend iu nënshtruan provimit të lëndës së matematikës. Provimi nisi në orën 10:00 dhe zgjati 2 orë e 30 minuta ndërsa u zhvillua në salla të mëdha.
Ambientet janë të mbikëqyrura me kamera dhe me vëzhgues mësuesit por kjo nuk i ka penguar maturantët që të fotografojnë provimin dhe ta dërgojnë për publikim tek persona të tjerë. 30 minuta pasi filloi provimi, në rrjet u publikuan teza A dhe B e matematikës, njësoj siç ka ndodhur prej kohësh në provimet e maturës.
Provimi i fundi i maturës do të mbahet me datë 24 qershor, ku maturantët do të testojnë dijet në lëndën me zgjedhje.
Deri tani, Ministria e Arsimit ka publikuar vetëm notat e marra në provimin e gjuhës së huaj dhe në ditët në vijim pritet që të publikohet edhe vlerësimi për lëndën gjuhë shqipe dhe letërsi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.