Euro2024

Rumania fiton 3-0 ndaj Ukrainës. Kryeson grupin

Rumania i ka dhënë leksione Ukrainës në ndeshjen e parë të grupit E.

Djemtë e Edward kanë fituar me tre gola, duke marrë kështu kreun e grupit.

Goli i parë u shënua nga Stanciu në pjesën e parë. Ndërkohë, me fillimin e 45 minutave të dyta Ukraina nuk u zgjua dhe rumunët shënuan edhe dy herë më anë të Marin dhe Dragus.

Rumania qëndron në krye të grupit me 3 pikët e para.

Sot në orën 18:00 po për këtë grup luhet Belgjikë - Sllovaki në stadiumin e Frankfurtit, ndërsa e hëna sportive mbyllet në orën 21:00 me Austi - Francë, duel që zhvillohet në Dusseldorf dhe vlen për Grupin D.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë