Shumë të vështirë e cilësoi përballjen me mesfushën italiane Sylvinho në prononcimin për Sky Sport. Pas humbjes 2-1 ndaj të kaltërve të Spallettit, Sylvinho tregoi se çfarë nuk funksionoi te kuqezinjtë e tij.
“Ishim disi nervozë në lidhje me debutimin. Nuk ishte e lehtë, pasi është vetëm Europiani i dytë për ne dhe jemi një skuadër e re.
Nuk i bëmë dëm Italisë, nuk e vendosëm nën presion. Ishte e vështirë të mbanim nën kontroll mesfushorë si Barella dhe Jorginho.
LEXO EDHE:
- Shqipëria e nis me humbje ndaj Italisë (2-1). 'Azurrët' përmbysin rezultatin duke shuar euforinë e golit të Bajramit, më i shpejti në historinë e Europianëve
- Gjimshiti dhe Bajrami më të vlerësuarit, ja notat e Kombëtares sipas “Sofa Score”
- Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Gjithsesi, ne mbetëm në lojë dhe rrezikuam të barazonim në fund më Manajn. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, u përballëm kundër një ekipi të madh.
Menduam të qëndronim ‘gjallë’ deri në fund, por ishte shumë e vështirë t’ia hiqnim qarkullimin e topit Italisë.
Mund të kisha shtuar një mesfushor tjetër, por gjithsesi do të ishim tërhequr në mbrojtje.
Ishte shumë e vështirë për ne të riniseshim dhe të dilnim në kundërsulme, u kthyem shumë në mbrojtje”.
LEXO EDHE:
- Nedim Bajrami: Për ne është arritje e madhe që luajmë në Europian, ja çfarë duhet të bëjmë ndaj Kroacisë
- Trajneri i Italisë, Spalletti: Mund të kishim fituar më mirë. U treguam mendjelehtë
- “Ishte e vështirë për mua dhe Ramadanin”, Asllani: Na vjen shumë keq për tifozët, shpresojmë të bëjmë ndonjë gjë dy ndeshjet e tjera
- “Tifozeria më e bukur në botë”, analiza e kapitenit Gjimshiti: Çfarë nuk shkoi ndaj Italisë
Zëvendësimet? “Të gjithë ata që u futën nga pankina bënë shumë mirë“, u shpreh trajneri i kombëtares shqiptare. /Supersport
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.