Spanja, e frikshme në ndeshjen e saj të parë në Euro 2024. “La Roha” shkatërroi 3-0 Kroacinë në takimin e zhvilluar në Berlin, ku gjithçka u vendos në pjesën e parë.
Thuajse gjysmë ore lojë u zhvillua në ekuilibër të plotë, por pikërisht në minutën e 29-të Alvaro Morata i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes dhe përballë portierit Livakovic e dërgoi topin në rrjetë.
Vetëm dy minuta më vonë, Fabian Ruiz vallëzon mes mbrojtjes kroate, duke shënuar një gol të mrekullueshëm.
Pa u mbyllur pjeja e parë, vjen dhe goli i tretë i shënuar nga Carvajal, pas asistit të dhënë nga Yamal.
Në pjesën e dytë, Kroacia fitoi një 11-metërsh, por që u shpërdorua nga Petkovic. Në vijim të lojës, Majer e dërgoi topin në rrjetë, por që u anulua për pozicion jashtë loje.
Spanja me këtë fitore ngjitet menjëherë e para e Grupit B./Supersport
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.