Euro2024

Parashikimi Spanjë-Kroaci, 2-1. Formacionet

Spanja do të përballet me Kroacinë në ndeshjen e Grupit B të Euro 2024 në Olympiastadion Berlin ditën e sotme. Grupi B është cilësuar si grupi i pasi pjesë të tij kampionen në fuqi, Italinë dhe një Shqipëri të gjallë përveç Spanjës dhe Kroacisë.

Në parashikimet e deritanishme të publikuara në mediat e huaja, Spanja ka gjasa të fitojë ndeshjen kundër Kroacisë me rezultat 2-1.

Dëshira e Spanjës për titullin e katërt të Kampionatit Evropian fillon kundër Kroacisë që është një nga dy skuadrat që parashikimet e nxjerrin më pak favorite për të kaluar grupin.

Spanja dhe Kroacia takohen për të katërtën herë radhazi në Kampionatin Evropian. Spanja eliminoi Kroacinë pas një fitoreje 5-3 në kohën shtesë në raundin e 16-të në Euro 2020 dhe gjithashtu mundi Kroacinë në penallti për të fituar Ligën e Kombeve të UEFA-s vitin e kaluar.

Trajnerët De La Fuente dhe Daliç kanë publikuar formacionet për këtë duel.

Të dyja skuadrat do të zbresin në fushë me të njëjtin modul loje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë