Euro2024

Gjermania nis me ‘këmbën e mbarë’ Europianin. Fiton 5-1 ndaj Skocisë

Nga Gazeta ‘Si’- Gjermania e nisi me “këmbën e mbarë” Europianin, teksa triumfoi me goleadë 5-1 ndaj Skocisë në Mynih.

Gjermania pritëse u duk më e karikuar se kurrë, aq sa për herë të parë në historinë e një ndeshje në Europian “panzerat” arritën të shënonin 3 gola në pjesën e parë.

Gjermanët ushtruan presion që në minutat e para, duke zhvendosur kundërshtarët në gjysmë-fushën e vet.

Ekipi i Nagelsmann zhbllokoi ndeshjen që në minutën e dhjetë, falë një goditje të bukur të Florian Wirtz.

Gjermanët dyfishuan shifrat shumë shpejt me Musialën, pas një asisti të Havertz.  

Goli i 3-të mban firmën e Havertz me penallti, ndërsa në krahun tjetër Ryan Porteous, la skuadrën me një lojtar më pak në fund të fraksionit të pjesës së parë.

Në minutën e 68’ Fullkrug, realizoi të katërtin gol për gjermanët. Sulmuesi përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe me të djathtën, e ndali topin në trekëndësh.

Ndërsa skocezët gjetën ‘golin e nderit’ në minutën e 87’ me Rydiger që shënoi një autogol.

Në sekondat e fundit të shtesës Gjermania shënoi e papërmbajtur golin e saj të pestë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë