Me rastin e debutimit të Kombëtares Shqiptare të shtunën në Euro 2024 kundër Italisë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Sipas tij, në stadiumin mitik “Signal Iduna Park” të Dortmundit, do të dominojë Dallga Kuqezi e Shqipërisë me tifozerinë më të zjarrtë.
“50 mijë shqipe dhe 31 mijë azzuri në shkallët e arenës së Dortmundit nesër, ku i famshmi Mur i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi e Shqipërisë.
Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur.
Prandaj cilidoqoftë rezultati i ndeshjes mbrëmja e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, po edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve”, shkruan kreu i qeverisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.