Lajme

Hidhet shorti, Kombëtarja U-19 në grup “ferri”

Gjatë ditës së sotme në selinë e Uefa-s në Nion të Zvicrës është hedhur shorti eliminator për europianin edhe për kombëtaren U-19. Skuadra kuqezi e 19-vjeçarëve do të jetë në një grup shumë të vështirë bashkë me Belgjikën, Islandën dhe Greqinë. Turneu “Qualifying Round” për moshën U-19 do të zhvillohet në Belgjike në datat: 13, 16 dhe 19 Nëntor 2019, ku objektivi i ekipit shqiptar do të jetë kalimi në raundin Elitë edhe pse kjo gjë do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur.

Ekipi i 19-vjeçarëve kuqezinj do të drejtohet tashmë nga Nevil Dede pas largimit të Erion Bogdanit. Struktura e ekipeve të moshave vetëm pak javë pësoi një ndryshim të madh dhe përzgjedhja e lojtarëve do të ndiqet nga afër nga drejtori teknik Xhemal Mustedanagic.

Në këtë raund eliminator do të jenë gjithsej 13 grupe me nga 4 ekipe. Skuadrat që do të kualifikohen nga raundi kualifikues në raundin Elitë do të jenë 27,  ku 26 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive si dhe vendi i tretë më i mirë në 13 grupet do të kaloj në raundin Elitë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë