Gjatë stërvitjes së Kombëtares të enjten trajneri Sylvinho ka testuar formacionin me të cilin pritet që të zbresë në “Signal Iduna Park” për ndeshjen ndaj Italisë, që është e para për Shqipërinë në EURO 2024, e cila luhet më 15 qershor në orën 21:00.
Grupi i “kuqezinjve” është i plotë, me të gjithë lojtarët që janë shfaqur shumë në formë në stërvitje.
Sa i përket formacionit me të cilin mund të luajë Shqipëria, trajneri Sylvinho ka vetëm dy dyshime, i pari në mbrojtje, ndërsa ende nuk ka vendos kë do të aktivizojë nga minuta e parë mes Ajetit dhe Ismajlit, ndërsa në sulm në pikëpyetje është se cili mes Brojës apo Manajt do të jetë titullar.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë për ndeshjen me Italinë:
Berisha; Hysaj; Ajeti (Ismajli); Gjimshiti; Mitaj; Asllani; Ramadani; Bajrami; Asani; Broja (Manaj); Seferi. /Supersport
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.