Nga Gazeta ‘Si’ - "Italia, kampione në fuqi do të nisë turneun e saj në Euro 2024 kundër Shqipërisë këtë të shtunë, por kundërshtarët e saj në këtë ndeshje do ta shohin si mundësinë e përsosur për të bërë bujë", nis artikullin Reuters.
Në vitin 2021, Italia filloi Europianin me një lojë kundër Turqisë, ku italianët arritën një fitore me rezultatin 3-0 dhe kaluan në krye të grupit të tyre duke fituar të 3 ndeshjet.
Me Spanjën dhe Kroacinë që janë në Grupin B, Italia nuk do të presë që ta ketë kaq të lehtë këtë herë dhe kjo është ndeshja e vetme ku pritet të marrë të 3 pikët, vijon artikulli.
“Reuters” shkruan se Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur dhe janë gati që të shkaktojnë trazira kudo që të jetë e mundur dhe nuk ka mundësi më të mirë se të kapë Italinë të ftohtë në ndeshjen e parë.
“Skuadra e Luciano Spallettit po përballet me një ekip të mbushur me shumë lojtarë të njohur pasi shumë prej tyre luajnë me klube në Itali. Sylvinho ishte një nga asistentët e Roberto Mancinit kur drejtonte Interin dhe braziliani, si shumë të tjerë në skuadrën shqiptare dhe në përgjithësi, flet italisht, kështu që nuk do të ketë shumë sekrete brenda dhe jashtë fushës.
Me Italinë që po lufton sërish për të gjetur një golashënues, Gianluca Scamacca duket se do të jetë lojtari i ngarkuar për të gjetur rrjetën dhe ndaj Shqipërisë, ai do të përballet me kolegun e tij nga Atalanta, Berat Gjimshiti. Të dy ndihmuan Atalantën të fitonte trofeun e parë evropian vetëm pak javë më parë në finalen e Europa League kundër Bayer Leverkusen, por këtë herë ata e gjejnë veten si rivalë në Europë”, shkruan Reuters.
Media e huaj e mbyll artikullin teksa shkruan se Italia nëse do të fillojë turneun e sportit me fitore do të duhet të shkatërrojë një “mbrojtje kokëfortë” të Shqipërisë e cila ka pësuar vetëm 4 gola në fazën kualifikuese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.