Nga Gazeta Si - Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani doli sot para mediave ku u ndal tek ndeshja me Italinë. Ai foli për përballjen me shokët e tij të Interit si dhe për Brojën.
“Pyetje nuk kanë qenë shumë, më kanë pyetur për disa lojtarë. Ata janë të fokusuar tek Italia dhe ne tek Shqipëria. Kemi bërë shumë shaka me njëri tjetrin. Të gjithë i njohim ata lojtarë, shumica luan në Seria A, Italia është një kombëtare shumë e fortë, me zor po e pres këtë ndeshje, të futem në fushë”, tha Asllani pasi u pyet nëse ka folur me shokët e skuadrës së Interit.
Asllani tha se këto ditë kanë shkuar mirë, ka hormoni dhe pozitivitet në grup.
“Italinë po e studiojmë. Ata kanë lojtarë të fortë, Barelën e njoh mirë, po mos jetë ai është Davide Frattesi. Nuk kemi bast, por nëse fiton ai, nuk do ti flas për disa ditë, po fitova unë s’do më flas ai disa ditë”, tha me shaka Asllani.
Asllani foli edhe tifozët, duke thënë se pret të ketë sa më shumë pasi për kombëtaren do jenë një mbështetje e madhe.
“Gjërat i vendos trajneri, i kemi bërë kualifikueset me dy mesfushorë, unë ndjehem mirë me të gjitha modulet, duhet grintë dhe zemër, duhet të luftojmë”, tha Asllani.
I pyetur për Armando Brojën, ai tha se i do të gjithë shokët e tij në fushë.
“Janë të gjithë profesionistë, dua të jem unë në fushë dhe ai gjithashtu. Unë mendoj se Armando mund ti bëjë dëm të gjithë skuadrave, është shumë i fortë, shpresojmë të na bëjë gol”.
Broja tek Milani?
“Skam folur dhe nuk është mirë të flasësh për këtë, shpresoj të shkoj në një ekip që të luajë sa më shumë. Kur doli grupi ishim në avion dhe kemi bërë shaka se e dimë vlerën e ndeshjes. Ne i njohim lojtarët e Italisë, duhet të kemi respekt por jo frikë se i dimë kualitetet tona”, përfundoi Asllani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.