Gazeta Si – Shtyhet në 20 qershor seanca e parë në Apelin e Gjykatës së Posaçme ndaj ish kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici, në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për shkak të mos paraqitjes së të bashkëpandehurës së tij, Alma Kaçi.
Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të këtij viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
LEXO EDHE:
– Skandali në zyrën e Gjicit, ish-kryebashkiaku i Kukësit kërkon pafajësinë: Video e paguar nga rivali im politik
– Video-skandali në zyrë / Safet Gjici dënohet me 3 vite burg, Alma Kaçi me 1 vit për prostitucion
Përveç dënimit, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i hoqi Gjicit të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Ndërsa për Alma Kaçin, gjykata vendosi dënim me 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar dënimi zbriti në 1 vit heqje lirie. Ndaj kësaj të fundit u ngrit akuza e “Prostitucionit”.
Më 16 qershor 2023, Gjici u shfaq në një video të publikuar online duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit.
Më vonë, u publikua një tjetër fragment i asaj videoje ku Gjici diskutonte me vajzën në fjalë për mundësinë e akordimit të saj të një tenderi për menaxhimin e qenve endacakë të qytetit të Kukësit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




