Nga Gazeta Si - Ndeshja Itali-Shqipëri do të luhet në Dortmund, ku Italia është e pamposhtur: një fitore në gjysmëfinalen e 2006 kundër Gjermanisë dhe një barazim, në 2011, në një ndeshje miqësore sërish me gjermanët.
Përballja mes Italisë dhe Shqipërisë është një histori shumë e shkurtër, pasi skuadrat u përballën për herë të parë vetëm në nëntor 2014, në një ndeshje miqësore të organizuar në Genova, një muaj pas përmbytjes që goditi qytetin. Një sfidë historike, e cila tërhoqi mbi 15 mijë tifozë shqiptarë në Marassi, që u pasua në vitet në vijim me tre ndeshje të tjera: dy në 2017 në raundin kualifikues për Kupën e Botës me një sukses të dyfishtë për skuadrën italiane (ishte ndeshja e 800-të e kombëtares italiane, hera e parë e Italisë në Shqipëri) dhe miqësorja e nëntorit 2022 me një tjetër fitore italiane (1-3), në të cilën Shqipëria shënoi golin e parë në ndeshjen direkte (shënoi Ismajli).
Pra bilanci i përgjithshëm është i qartë: 4 fitore nga 4 ndeshje për Italinë, me rezultat 7/1. Ndër të tjera, në të gjitha ndeshjet e deritanishme, në pankinën shqiptare ka qenë një trajner italian: De Biasi në dy të parat, më pas Panucci dhe në fund Reja. Një traditë që do të ndërpritet në ndeshjen e Dortmundin, edhe pse trajneri Sylvinho ka punuar në Itali për dy vite (2014/2016).
Pas humbjes së parë në Poloni, kombëtarja shqiptare shënoi 4 fitore dhe 3 barazime, duke grumbulluar 7 pikë në 3 ndeshjet e tjera.
Një ekip solid, ata përfunduan në krye me vetëm 12 gola të shënuar në 8 ndeshje, por edhe vetëm 4 të pësuar. Skuadra nuk shkëlqen në zotërimin e topit (52%) dhe saktësinë e pasimeve (82%, 3146 pasime të suksesshme nga 3776), por di të godasë si nga brenda zonës (7 gola) ashtu edhe me goditje nga jashtë (5 gola, duke konfirmuar aftësinë e mesfushorëve për të gjetur rrugën drejt rrjetës).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.