Gazeta Si – Gjykata e Tiranës rrëzon Manjën dhe Putinin, lirohet rusi anti-regjim që u arrestua dy javë më parë në Rinas.
Aleksandër Bobovnikov, shtetasi rus i njohur për qëndrimet e tij anti-Putin ka fituar lirinë, pas arrestimit të tij më 30 maj në Rinas për llogari të drejtësisë ruse.
Vendimi u mor këtë martë nga Gjykata e Tiranës, duke rrëzuar kështu qëndrimin e Ministrisë së Drejtësisë për ta ekstraduar atë në Moskë.
Në momentin e arrestimit u mësua se ky shtetas ishte i pajisur me dy pasaporta, ruse dhe izraelite. Më herët Bobovnikov është kapur edhe në Itali, por edhe shteti italian e ka liruar.
Rusia e kërkon atë për veprën penale të mashtrimit, ndërsa Bobovnikov është me profesion neurokirug. Në Shqipëri kishte ardhur me çarter privat për të festuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




