Kombëtarja shqiptare do të rinisë këtë të hënë përgatitjet për ndeshjen e parë të Grupit B në Euro 2024 ndaj Italisë, që do të luhet në stadiumin e Dortmundit më datë 15 qershor, ora 21:00.
Pas një dite pushim, kuqezinjtë do të zhvillojnë dy seanca stërvitore në kampin bazë të Shqipërisë në Kaiserau.
Seanca e parë e të hënës do të nisë në ora 11:00 dhe do të jetë e hapur 15 minutat e para për median, ndërsa seanca e dytë do të startojë në ora 17:00 dhe do të jetë gjithashtu e hapur për median.
Sakaq, do të ketë edhe një konferencë për median sot me një nga futbollistët kuqezi, i cili do të jetë në komunikimin e përditshëm duke nisur nga ora 13:45.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.