Arsim

28 mijë maturantë testojnë njohuritë në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, teza publikohet online 30 minutat e para

Nga Gazeta Si- 28 mijë maturantë testojnë njohuritë e tyre sot në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi.

Pas provimit të Gjuhës së Huaj të cilin e zhvilluan më 3 qershor, sot maturantët zhvillojnë provimin e dytë ndërsa më 18 qershor kanë provimin e Matematikës.

Në të gjithë Shqipërinë janë 144 qendra ku do të zhvillohen Provimet e Maturës. Do të angazhohen rreth 2900 mësues dhe punonjës të arsimit që do të jenë përgjegjës për mbarëvajtjen e provimit në çdo qendër provimi. Do të jenë 1900 administratorë provimi që monitorojnë grupe prej 15-20 nxënësish, 200 përgjegjës të administrimit, 250 administratorë të sekretimit, 290 përgjegjës për strukturat shkollore dhe mësues ndihmës për mbështetjen e nxënësve me aftësi të veçanta.

Maturantët nuk kanë vonuar për të publikuar në rrjetet sociale tezën A, 30 minuta pas fillimit të provimit.

 E njëjta situatë ndodhi edhe në provimin e parë ndërkohë që vetëm Ministria e Arsimit reagoi më pas duke thënë që publikimi i tezave nuk e cënon maturën shtetërore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë